Përjetoni momentet më të bukura në brigjet e detit Adriatik.

Kontaktoni me Ne

Rezervoni pushimet ose eventet tuaja dhe zbuloni ofertat tona speciale.

Termat & Kushtet

1. Rezervimet online
Faqja jonë ju mundëson që të kontrolloni ofertat e akomodimit dhe disponueshmërinë si dhe më pas të paraqisni një kërkesë online rezervimi. Më plotësimin e procesit të rezervimit, do të merrni një konfirmim me email të rezervimit tuaj.
2. Planet e Pagesave
Çmimet e vendosura në faqen tonë janë subjekt i disponueshmërisë. Të gjitha planet tona të pagesës përfshijnë mëngjesin. Taksat, VAT ose pagesat e tjera të shërbimeve janë të përfshira gjithashtu. Martiness Hotel ruan rekorde të transaksioneve të rezervimit, duke përfshirë detajet e datave të qëndrimit si dhe planet e dhomave dhe pagesave.
3. Anulimet dhe parapagesat
Anulimet dhe ndryshimet e rezervimit tuaj duhet të bëhen në të njëjtën mënyrë që keni prenotuar, nepërmjet celularit ose online. Në momentin e rezervimit,klienti duhet të paguajë 30% të çmimit të plotë. Anullimet dhe ndryshimet e rezervimit tuaj do të varen nga sezoni në të cilin keni bërë prenotimin.
  1. • Gjatë muajve korrik & gusht, ju duhet të njoftoni anulimin e rezervimit tuaj 14 ditë para datës së mbërritjes.
  2. • Gjatë muajve qershor & shtator, ju duhet të njoftoni anulimin e rezervimit tuaj 7 ditë para datës së mbërritjes.
  3. • Gjatë muajve të tjerë të vitit, ju duhet të njoftoni anulimin e rezervimit tuaj 4 ditë para datës së mbërritjes.
Në rast se klienti anulon rezervimin brenda afateve të lartpërmendura, MARTINESS HOTEL i rimburson atij parapagesen e kryer. Në rast se klienti nuk respekton afatin e lartpërmendur, MARTINESS HOTEL, nuk kryen rimbursime.
4. Largimi i hershëm
Ju mund të ndryshoni datën e largimit vetëm nëse tarifa juaj dhe politikat e hotelit ju lejojnë.
5. Valuta
Rezervimet do të kryhen në valutën lokale të hotelit(lek) ose të tjera. Në rastin e këmbimeve valutore bazohemi në kursin e këmbimit të ditës së këmbimit. Çdo depozitë ose parapagesë do të zbritet nga fatura përfundimtare e rezervimit.
6. Kafshët
Kafshët nuk lejohen në ambjentet e brëndshme të MARTINESS HOTEL.