1. Miratimi
Ne rekomandojmë që fillimisht të lexoni këtë tekst, i cili përshkruan politikat e sigurisë, përpara se të na besoni të dhënat tuaja.
Ne, MARTINESS HOTEL e dimë se sa e rëndësishme është mbrojtja e të dhënave të klientëve tanë ndaj ne përpiqemi të jemi sa më transparentë të jetë
e mundur mbi mënyrën se si ne mbledhim,përdorim, shpërndajmë, dhe ruajmë të dhënat tuaja. Politikat e sigurisë permbledhin mënyrat që ne ndjekim
për sa i përket të dhënave tuaja. Lutemi të mbani në konsideratë se politikat e sigurisë aplikohen për përdorimin e faqes sonë nga ju,
pavarësisht se nga e aksesoni atë, qoftë duke perdorur kompjuter, celular, tablet, TV ose pajisje të tjera.
Është e rëndësishme që ju t’i lexoni me vëmendje politikat tona të sigurisë, pasi me çdo përdorim të faqes tonë, ju pajtoheni me praktikat
e përshkruara në të. Nëse ju nuk jeni dakort me praktikat e përshkruara në politikën e sigurisë, ju nuk duhet të përdorni faqen tonë.
3. Kushtet e aksesit për palët e treta
Martiness HOTEL nuk shpërndan informacionin tuaj me palët e treta për qëllimet e tyre të biznesit apo njoftimeve,
pa pasur më parë pëlqimin tuaj.
Gjithsesi, ne mund të shfaqim informacionin tuaj për entitetet e mëposhtme:
- •Bashkëpunëtorët e biznesit. Gjithashtu, ne mund të shpërndajmë informacionin tuaj me partnerë të besuar të biznesit.
Këto entitete mund të përdorin informacionin tuaj për t’ju siguruar shërbimet që ju keni kërkuar, për të marrë masa në lidhje me
interesat tuaja dhe t’ju ofrojnë promocione, njoftime dhe materiale të tjera.
- •Siguruesit e shërbimit dhe/ose çfarëdo palë e tretë që mund të përpunojë informacionin për ne.
Ne gjithashtu mund të shpërndajmë informacionin tuaj me kompani që sigurojnë shërbime në llogarinë tonë për ne, si kontraktorët e IT,
bulk mailers, bankat, institucionet e kartave të creditit, firmat ligjore, kompanitë e shërbimit postar, kompanitë e shërbimeve të
printimit, etj.
- •Approvimi i kreditit: Duke paraqitur një kërkesë për aprovimin e kreditit, të dhënat personale përdoren dhe shfaqen nga palë
të treta të dizenjuara sipas legjislacionit përkatës, në mënyrë që të vendoset për aprovimin e kreditit dhe nivelin pasues.
4. Cookies
Cookies jane dosje te vogla që ruajnë informacion në kompjuterin tuaj, telefonin celular, ose pajisje të tjera.
Ato lejojnë entitetin që i vendos këto dosje në pajisjen tuaj t’ju identifikojë përmes faqeve online, shërbimeve, pajisjeve të ndryshme,
dhe/ose gjatë kohës së lundrimit në internet. Cookies kanë një sërë qëllimesh të përdorimit. Për shembull:
- •Cookies mund të memorizojnë kredencialet tuaja të identifikimit, në mënyrë që mos t’ju duhet t’i rivendosni sa herë që lidheni me një shërbim.
- •Cookies na ndihmojnë ne dhe palët e treta të kuptojmë pjesët më të përdorura të shërbimeve tona; na ndihmojnë të shohim cilat faqe
dhe veçori vizitohen nga përdoruesit dhe sa kohë ata harxhojnë tek secila prej tyre.
Duke studiuar këtë lloj informacioni, ne mund të përshtasim shërbimet tona dhe t’ju sigurojmë një eksperiencë më të mirë.
- •Cookies na ndihmojnë ne dhe palët e treta të kuptojmë cilat njoftime ju i keni parë, në mënyrë që të mos paraqesim të njëjtat njoftime sa herë ju hyni në faqen tonë.
- •Cookies na ndihmojnë ne dhe palët e treta t’ju sigurojmë njoftime dhe përmbajtje të përshtatshme duke mbledhur informacion për
përdorimin tuaj të shërbimeve tona, faqeve dhe aplikacioneve të tjera.