Përjetoni momentet më të bukura në brigjet e detit Adriatik.

Kontaktoni me Ne

Rezervoni pushimet ose eventet tuaja dhe zbuloni ofertat tona speciale.

Kush Jemi Ne

Mirësevini në
Martiness Hotel

Martiness Hotel, një nga hotelet më të reja në Rivierën e Durrësit, vjen si risi me stilin neoklasik, frymëzuar nga shija e hollë franceze e të pushuarit bukur. Menuja e përzgjedhur nga Master-Shefi ynë është e frymëzuar gjithashtu nga delikatesa franceze, për t’ju shtuar dëshirën të riktheheni. Rehatia, shërbimi i kujdesshëm i stafit dhe natyra aq pranë jush, e përmbushin eksperiencën e pushimit në Martiness si askund tjetër.

Çfarë gjeni te ne?

Wifi pa limit

Mëngjes

Parking

Shijoni komoditetin dhe elegancën e dhomave dhe suitave tona të rinovuara. Zgjidhni një dhomë me pamje të mrekullueshme nga deti ose qyteti. Një mundësi zgjedhjesh, duke filluar nga dhoma standarde, dhoma superiore,premium ose familjare; dhoma të përshtatshme për të gjithë pjesëtarët e familjes.
Shërbimet Tona
Në restorantin tonë zbuloni një shumllojshmëri pjatash të krijuara nga prodhime të freskëta dhe vendase ndërsa shijoni pamjen panoramike të detit të Mesdheut në një ambjent bashkëkohor. Me pjata të tilla si oktapod i pjekur në skarë me patëllxhanë dhe sallatë, apo gjoks pule me limon,pure patatesh dhe waffles, do të llastoheni nga zgjedhjet e shumta. Shoqëroje vaktin tënd me një nga verërat ose një nga koktejlet tona të njohura.
Shërbimet Tona
Gjatë muajve të ngrohtë të vitit, shijoni konsumimin e vaktit tuaj pranë detit në plazhin privat të hotelit. Nëse preferoni më shumë pishiniën sesa detin, Pool Bar & Lounge siguron që ju të keni gjithnjë dicka të shijshme për të ngënë ose për të pirë teksa bëni banjo dielli apo mbas notit në pishinë.
Shërbimet Tona
Një shumllojshmëri ushqimesh ju presin në hotellin tonë. Filloni ditën tuaj me një mëngjes të bollshëm.Shkoni në Bar për të konsumuar kafen e mëngjesit dhe disa ëmbëlsira të shijshme përpara se të niseni për ditën. Bari është i hapur gjatë gjithë ditës, vendi ideal për të konsumuar një pije në çdo kohë.
Shërbimet Tona
Plazhi i Durrësit është 500 m nga Hotel Martinness Durrës, ndërsa Plazhi i Golemit është 2.3 km nga prona. Për njerëzit që duan të vizitojnë ose thjesht kanë një dashuri të madhe për destinacionin tonë të pushimeve me diell, Hotel Martinness është vendi për të qenë.
Shërbimet Tona
Përse duhet të zgjidhni

Martiness